Bima e harruar që parandalon kancerin, pastron lëkuren dhe gjallëron organizmin

  • 10 December 2018 - 16:39
Bima e harruar që parandalon kancerin, pastron lëkuren dhe gjallëron organizmin

Për vlerat e saj ushqyese flet fakti se përmban më shumë sasi të hekurit sesa spinaqi dhe më shumë vitamina C sesa limoni dhe portokajtë. Bëhet fjalë për bimën që quhet lakërishtë (lat. Nasturtium officinale). Edhe pse që moti njihen vetitë e saj shëruese, me kalimi e kohës dhe gjeneratave kjo bimë është harruar. Njihet si një nga bimët më të vjetra dhe mund të gjendet pothuajse në secilin vend të botës. Shumë popuj të vjetër e kanë përdorur në ushqim dhe shërimin e problemeve me shëndetin. Edhe Hipokrati e ka sugjeruar për shërimin e mushkërive, dhëmbëve, sëmundjeve të fytit dhe plogështisë. Te grekët e vjetër, romakët dhe egjiptianët njihej si një bimë që e kthen energjinë. Faraonët e Egjiptit kanë urdhëruar punëtorët e tyre që ta konsumojnë lëngun e lakërishtës, pasi u jepte forcë.

KU QËNDRON FSHEHTËSIA?

Lakërishta ndalon dhe zvogëlon stresin oksidues dhe shton efektin prej antioksiduesit. E pastron gjakun, përmirëson oreksin dhe e pastron mbarë organizmin. Sugjerohet konsumimi i lëngut të saj në sasinë 1 : 5, pra një pjesë lëng dhe pesë pjesë të tjera me ujë, sepse nëse nuk e tretni mund të nxitni inflamacion në lukth dhe fyt. Nuk sugjerohet konsumimi i përditshëm i lëngut, por me ndërprerje, përkatësisht duke bërë pauzë. Vaji që e përmban në pjesën më të madhe sekretohet përmes veshkave dhe ashtu e shton qarkullimin. Lëngu i lakërishtës është preparat i preferuar për përdorim të jashtëm te sëmundja e lëkurës, papastërtitë e tjera në lëkurë, te rënia e flokut në formë të kompresës apo duke lyer lëkurën e kokës. Si kompresë me gjethet e copëtuara aplikohet në vendet e sëmura. Hulumtimet shkencore flasin në parandalimin e rritjes së tumoreve dhe metastazës (eksperimentuar në kafshë), nëse ekstraktet e lakërishtës injektohen në pjesën e trupit si ndihmë në shërimin e problemeve kardiovaskulare dhe në parandalimin e përhapjes së kancerit të gjirit. Gjethet mirë të pastruara me shumë ujë, dhe duke qëndruar në ujin me kripë, merren për përgatitjen e sallatës. Sallatën mund ta erëzoni me hudhër të copëtuar imët, duke shtuar lëng limoni, vaj ulliri, pak kripë dhe piper, e lini të pushojë për tri orë. 

 

 

(Kosova Sot)