Gjërat me rëndësi që trupi tenton t'jua thotë nëse në mëngjes zgjoheni të etur

  • 13 December 2018 - 08:35
Gjërat me rëndësi që trupi tenton t'jua thotë nëse në mëngjes zgjoheni të etur

Nëse kjo shndërrohet në pjesën e rutinës tuaj të mëngjesit, atëherë në prapaskenë qëndron një gjendje më serioze.

HUMBNI LËNGJET GJATË NATËS

Gjatë natës humbim lëngjet duke marrë frymë. Sidomos ka gjasa që do të dehidrohemi nëse marrim frymë me gojë, gërhasim apo kemi apne.

DJERSITEMI NATËN

Mund të jetë pasojë e ngrohjes, por edhe gjendjeve si infeksion, por nëse djersiteni shumë, të mëdha janë gjasat që të zgjoheni të dehidruar. Nëse kjo gjendje vazhdon, lajmëroni mjekun.

KENI NIVEL TË ULËT TË ESTROGJENIT

Kur jeni në fazën e ciklit kur ju bie estrogjeni, të mëdha janë gjasat që të dehidroheni gjatë natës. Kjo ndërlidhet me aftësinë e estrogjenit që pamundëson mbajtjen e ujit në organizëm.

VONË KENI SHKUAR NË TRENING

Nëse keni pasur trening intensiv para gjumit, me gjasë nuk keni arritur mjaftueshëm ta hidratoni organizmin. Ushtrimet e vona mund t'ju lodhin në mëngjes. 

 

(Kosova Sot)