Harroni shurupet e shtrenjta, përgatitni ilaçin kundër kollës

  • 13 December 2018 - 16:37
Harroni shurupet e shtrenjta, përgatitni ilaçin kundër kollës

Shkaku i kollës mund të keni telashe me gjumin, derisa gjatë ditës nuk mund të flisni. Trupi na detyron të kollitemi me arsye të mirë. Kur kollitemi pastrojmë organet e frymëmarrjes. Kjo është reagim pa dëshirë në luftën kundër viruseve. Kolla shfaqet kur vuajmë nga bronkiti, gripi apo ftohja. Mund të shfaqet edhe si pasojë e duhanit, ndotjes apo duhanit pasiv. Derisa trupi ju detyron të kolliteni, mund të ndiheni shumë të irrituar. Blini shurupe të shtrenjta, por asgjë nuk ndihmon. Për fat ekzistojnë ilaçe natyrale që ju ndihmojnë kundër kollës. Nëse keni banane në shtëpi, mund të përgatitni 'krem' kundër kollës. Ju nevojiten disa përbërës për ta përgatitur këtë ilaç dhe atë me 400 ml ujë, 2 banane të qëruara dhe 2 lugë mjaltë organik. Ujin e vendosni në enë për të vluar. Shtypni bananet derisa uji të vlojë dhe e lini të ftohet për 30 minuta. Kur të jetë ftohur shtoni mjaltin dhe gjithçka përzieni mirë. Tash shurupi është gati për përdorim. Ngroheni gjithmonë para se ta përdorni. Ky shurup bën mrekullinë te kolla, por mundet të ndihmojë edhe te problemet tjera.

 

(Kosova Sot)