Lëngu i lakrës turshi, eliksiri i shëndetit

  • 14 December 2018 - 21:20
Lëngu i lakrës turshi, eliksiri i shëndetit

Ky lëng përmban vitamina dhe minerale që gjenden në lakër, prandaj për efekt më të fortë preferohet ta pini një gotë herët në mëngjes dhe një gotë në orët e pasdites.

Tri lugë me lëng të lakrës turshi të konsumuara para shujtave ndihmojnë personave me kapsllëk kronik. Ky lëng i lakrave përmban sasi të madhe me vitamina C, përkatësisht aleatin më të mirë kundër ftohjes.

Është i pasur me vitamina E, antioksidues i përsosur, vitamina K, e rëndësishme për koagulim si dhe me vitamina të kompleksit B. Në lëngun e lakrës hasim edhe vitaminën U, që është një ndër më të rrallat, që ndihmon në shërimin e të thatit dhe në zorrën dymbëdhjetëgishtore.

Nga mineralet në lëngun e lakrës hasim edhe kalium, kalcium, fosfor, që i japin efektin antiseptik. Pos tyre përmban edhe hekur, bakër, zink dhe magnez. Lëngun e lakrës do të duhej ta konsumojnë edhe ata persona që vuajnë nga reuma dhe gihti. Konsumimi i përditshëm i këtij lëngut ndihmon edhe te diarreja dhe inflamacioni i zorrëve. Kundër të thatit në lukth preferohet të pini nga tri gota deri në një litër në ditë, për një periudhë kohore prej katër javësh.

 

(Kosova Sot)