4 mënyra për shërim të shpejtë të dhimbjeve të kokës

  • 14 December 2018 - 21:23
4 mënyra për shërim të shpejtë të dhimbjeve të kokës

Masazhi i kokës është një prej terapive më të vjetra në shërimin e migrenës dhe dhimbjeve të zakonshme të kokës, e më mirë ndikon te simptomat e para.

1. MASAZHI I QAFËS DHE ENËVE TË GJAKUT

Në këto vende deri te dhimbjet e kokës vjen shkaku i mosqëndrimit të duhur dhe tharja e enëve të gjakut. Edhe pse vetë mund të bëni masazh ,është më lehtë nëse ju ndihmon dikush.

2.MASAZHI NË HAPËSIRAT E KAPAKËVE TË SYVE

Edhe pse zakonisht dhimbjet e kokës shfaqen nën kapakët e syve, bërja masazh në pjesë të kokës aty ku fillon rritja e flokut mund të jetë e dobishme për ata që janë të ndjeshëm në dritë.

3.MASAZHI PËR DHIMBJEN SIPËR SYVE

Te një dhimbje si kjo shpesh shkaktarë janë sinuset, lehtësim sjell presioni në pikat përreth hundës dhe te rrënja e vetullave. Pasi kjo hapësirë është e ndjeshme, nevojitet që butësisht të bëni presion nga nyjat drejt këndit të jashtëm të syve.

4.DHIMBJA NË BALLË

Nëse dhimbja zgjerohet deri në ballë, mund të zvogëlohet me lëvizje të rrafshëta të tërheqjes së gishtave nga vetullat deri te maja e ballit. 

 

(Kosova Sot)