Shërimi dhe shkaktarët e afteve që shkaktojnë dhimbje

  • 15 December 2018 - 08:27
Shërimi dhe shkaktarët e afteve që shkaktojnë dhimbje

Aftet janë të vogla, të thatë të vegjël që zakonisht shfaqen në sipërfaqen e gojës. Shkaktojnë shumë dhimbje dhe mund t'jua vështirësojnë të folurin dhe konsumimin e ushqimit. Afatet zakonisht shfaqen te njerëzit që edhe më parë kanë përjetuar të njëjtin problem.

Shkaktari i tyre i saktë ende nuk është bërë i ditur, por shkencëtarët konsiderojnë se shfaqja e tyre ndërlidhet me stresin, indet e lënduara që në vete përmbajnë acide ( limon, portokaj, ananas, fik, mollë, dredhëza dhe domate). Aftet i dalloni lehtë duke u shfaqur në formën e plagëve të vogla e të bardha nga ana e brendshme e faqeve apo në gjuhë. Janë shumë të dhimbshme, e para se të shfaqet në vend shfaqet një ndjenjë e pickimeve.

Shpëlani gojën: Përgatitni një tretje nga një sasi e sodës së bukës dhe ½ e gotës ujë të ngrohtë dhe me këtë tretje shpëlani gojën disa herë në ditë

Qumështi: Lyeni një pambuk në qumësht dhe me të pastroni aftet disa herë brenda ditës. Pasta nga soda e bukës: Përzieni sodën e bukës me një sasi të vogël ujë, sa për të formuar një pastë, aplikoni pastën në afte disa herë në ditë.

 

(Kosova Sot)