Zemërimi jo gjithmonë është emocion negativ

  • 16 December 2018 - 09:00
Zemërimi jo gjithmonë është emocion negativ

 Zemërimi është emocion negativ që kryesisht njerëzit tentojnë ta shmangin, por një ekspert nga Nju-Jorku thotë se kjo është krejt në rregull, madje edhe të jeni të zemëruar. Ky ekspert për një vit ka hulumtuar arsyen e zemërimi të amerikanëve dhe ka dëshmuar se mllefi jo gjithmonë është emocion negativ. Shpjegohet se zemërimi ka reputacion të keq, sepse kryesisht ndërlidhet me dhunë dhe thekson se nuk lidhen gjërat vetëm në negative. Njëkohësisht kujton se njerëzit shumë agresiv veprat e dhunshme i bëjnë pa zemërim. Eksperti amerikan, Duhigg, thekson se është e shëndetshme të jesh i zemëruar, sepse njerëzit me zë e thonë atë që mendojnë. "Njerëzit shpesh tentojnë të thonë në mënyrë të kulturuar dhe aty humbin. Nëse jeni të mllefosur, njerëzit e thonë saktë atë që mendojnë", thotë ai. 

(Kosova Sot)