Përgatitja e lëngut në këtë mënyrë ju mban më gjatë të ngopur

  • 16 December 2018 - 15:02
Përgatitja e lëngut në këtë mënyrë ju mban më gjatë të ngopur

 Pëlqeni të përgatitni 'smoothie' për kafjall, por jeni të uritur për 30 minuta? Përgatitja e lëngut më të trashë mund ta mashtrojë trurin tuaj, duke ju bërë të ndiheni të ngopur. Në studim kanë marrë pjesë 15 meshkujt që kanë përdorur dy përzierje të ndryshme lëngjesh. Që të dy i kanë konsumuar në lukth të thatë në ditë të ndryshme. Njëri kishte 100 kalori dhe dendësi si puding, derisa përzierja tjetër përmbante 500 kalori dhe ngjasonte me qumësht. Përse ka ndodhur që njëri lëng të jetë më ngopës? Pasi në gojën e njeriut ekzistojnë neurone që lidhen me trurin. Kur neuronet dallojnë lëngun e trashë, i lajmërojnë trurit se bëhet fjalë për më shumë ushqim.

(Kosova Sot)