Përse duhet konsumuar susamin?

  • 17 December 2018 - 08:34
Përse duhet konsumuar susamin?

Ushqimi i pasur me susam ofron veti të shumta për shëndetin sipas ekspertëve dhe disa studimeve të bëra, ushqimi i pasur me susam i forcon dhëmbët si dhe ndikon pozitivisht në sipërfaqen e gojës dhe ndikon pozitivisht edhe te mishrat e dhëmbëve, duke parandaluar edhe formimin e gurëve në dhëmbë. Me përdorimin e susamit zvogëlohen gjasat që të prekeni nga infeksionet e ndryshme, e susami ndikon edhe në hedhjen jashtë të helmeve nga trupi dhe nga organizmi. Kokrrat e vogla të susamit ndikojnë edhe në uljen e shtypjes së lartë të gjakut si dhe ulin rrezikun për paraqitjen e sulmeve të zemrës. Susami është i pasur me antioksidues të shumtë që janë kyç për të pasur një sistem të fortë imun. Edhe vaji i susamit zbut irritimet, e pasi përmban edhe vitamina E dhe zink, ndikon në shëndetin e lëkurës, në sasinë e prodhimit të kolagjenit si dhe e ngadalëson procesin e plakjes, parandalon tharjen e lëkurës dhe paraqitjen e rrudhave

(Kosova Sot)