Recetat me limonë që parandalojnë shumë sëmundje

  • 17 December 2018 - 23:10
Recetat me limonë që parandalojnë shumë sëmundje

Gjatë sezonit të gripit dhe ftohjes është mirë që sa më shpesh të merrni limon të pasur me vitamina C. Te limoni mund të përdoret edhe gjethja, edhe lëvorja edhe vetë fryti. Nga lëvorja mund të përgatitet shurup, pluhur dhe lloje të çajit, të përzihet me mjaltë dhe ilaçe. Limoni përmban fitonutriente unike që kanë antioksidues dhe veti prej antibiotiku.

PASTRIMI I MËLÇISË Dy lugë mentë i përzieni me një gotë ujë të vluar, e mbuloni dhe e lini që të pushojë për rreth 30 minuta. Procedoni dhe ia shtoni lëngun nga dy limonë. Pini tri gota gjatë ditës.

PËR ENËT E GJAKUT Një kilogram limonë me lëvore dhe 300 gr hudhër i bluani, përzieni me 1,5 litër ujë të valuar dhe zieni për 10 minuta në temperaturë të ulët. E lini të mbuluar të pushojë për rreth 30 minuta. Më pas e derdhni në shishe prej qelqit, e mbyllni dhe e ruani në frigorifer. Pini 1/2 dl për 20 ditë para shujtave. Bëni pauzë prej 10 ditëve dhe përsëritni.

PËR LËKURË TË FRESKËT Me blender përgatitni një masë nga të bardhët e një vezës, duke ia shtuar gradualisht lëngun e ½ së limonit. E aplikoni në fytyrë, e lini derisa të thahet, më pas e shpëlani. E përdorni njëherë në javë. Maska pastron lëkurën dhe tkurrë poret.

HEQJA E SHTRESAVE DHJAMORE NGA STOMAKU Hidhni 125 gr rrikë në blender dhe përzieni mirë. Shtoni 3 limonë me lëvore dhe përzieni derisa masa të jetë kompakte. Shtoni një lugë uthull molle dhe 3 lugë mjaltë dhe përzieni mirë. Merrni nga 1 lugë 2 herë në ditë për tri javë.

FORCIM TË IMUNITETIT Në blender imtësoni një limon, përzieni me sasi të dyfishtë të mjaltit, përzieni mirë dhe e mbani në kavanoz të mbyllur. Kësaj përzierjes ia shtoni edhe një lugë të madhe me kurkumë. E merrni tre herë në ditë nga një lugë të vogël.

 

(Kosova Sot)