Shtatë këshilla për të luftuar stresin dhe dhimbjet

  • 18 December 2018 - 17:27
Shtatë këshilla për të luftuar stresin dhe dhimbjet

Në mënyrë që të shmangni përkeqësimin e stresit, kufizoni konsumimin e vetëm një kafeje në ditë. Po ashtu, zgjidhni lëngje natyrale para pijeve të gazuara për t'ju furnizuar me energji të shëndetshme.

FILLOJENI DITËN ME NJË GOTË UJË TË NGROHTË ME LIMON

Është mënyrë ideale për të alkalizuar trupin tuaj, për të hedhur helmet dhe për të forcuar sistemin imun. Lëngu i limonit është minierë me vitamine dhe minerale që ndihmojnë në luftimin e lodhjeve dhe plogështisë.

PO, BOLLGURI ËSHTË I HATASHËM PËR LUFTIMIN E STRESIT

Bollguri është superushqim i pasur me vitamina, minerale dhe nutriente. Jo vetëm kaq, është ushqim shumë shërues për sistemin nervor. Ju ndihmon ta filloni ditën më të relaksuar dhe me nutreintet e duhura që ju ndihmojnë të shmangni lodhjen klasike të mëngjesit.

VETËM NJË KAFE NË DITË DHE ASNJË PIJE TË GAZUAR

Kafeja është stimulues natyral dhe falë përbërësve energjikë dhe përmbajtjes së lartë me antioksidues është ide e mirë që për kafjall të përfshini një kafe. Ju ndihmon ta përmirësoni disponimin.

USHTRONI ÇDO DITË NGA PAK

Përkundër se ndiheni të lodhur, duhet ta kujtoni se shkaku i këtij llojit të lodhjes origjinën e ka nga stresi dhe një mënyrë efektive për ta luftuar këtë gjendje janë ushtrimet. Ecni, notoni, ngisni biçikletën.

FLINI 8 ORË GJUMË NATËN DHE DREMITNI PËR 20 MINUTA GJATË PASDITES

Edhe nëse nuk mund të flini, mbyllni sytë dhe provoni të pushoni. Trupi dhe mendja kanë nevojë për një pushim si ky. Mos harroni të mbani të njëjtin orar dhe të hani e të shkoni në shtrat të njëjtën kohë çdo ditë. Kjo ju ndihmon të flini më mirë dhe ta luftoni stresin dhe lodhjen.

ÇOKOLLATA E ZEZË

Burim natyral i antioksiduesve, kalciumit dhe magnezit, çokollata e zezë është e shkëlqyeshme për reduktimin e efekteve të stresit. Mbani pak çokollatë gjithmonë me vete.

PESHK PARA MISHIT TË KUQ

I pasur me proteina dhe aminoacide të shëndetshme, peshku i kaltër është ushqim që duhet ta përfshini në menynë tuaj për të luftuar lodhjen dhe stresin. 

 

(Kosova Sot)