Ushqimet që në mënyrë natyrale jua pastrojnë arteriet

  • 11 January 2019 - 13:17
Ushqimet që në mënyrë natyrale jua pastrojnë arteriet

Ushqimet luajnë rol shumë të rëndësishëm në shëndetin tuaj, prandaj edhe duhet pasur kujdes që të jenë të kualitetit të lartë. Shumë ekspertë paralajmërojnë se disa ushqime ndikojnë dëmshëm në shëndetin e gjakut dhe shtojnë rrezikun për sëmundje serioze. Në vijim ju paraqesim listën e ushqimeve që në mënyrë natyrale pastrojnë arteriet,raporton Gazeta Kosova Sot

LËNGU I SHEGËS Lëngu i shegës njihet se është i pasur me shumë antioksidues dhe ofron veti shëruese për shëndetin. Në fakt, posedon më shumë se secili burim tjetër, si manaferrat apo portokajtë. Konsumimi i rregullt i lëngut të shegës pastron arteriet tuaja, duke reduktuar efektin negativ të arterosklerozës si dhe lufton kolesterolin e dëmshëm.

 
Image

 

LAKRAT TURSHI Lakrat turshi janë burim natyral i baktereve të shëndetshme dhe kanë ndikim pozitiv në sistemin tretës dhe të zemrës. Kur e konsumoni përmirëson procesin natyral të pastrimit dhe eliminon substancat helmuese. Forcon sistemin imun dhe parandalon zhvillimin e shumë sëmundjeve infektuese.

Image

 

VAJI I ULLIRIT Vaji i ullirit është burim i aminoacideve të shëndetshme që stimulojnë pastrimin natyral të arterieve. Duke e konsumuar të freskët ul nivelin e kolesterolit dhe triglicerideve , që në shkëmbim ul rrezikun për sulm në zemër dhe pikën në tru. Antioksiduesit e pranishëm në vajin e ullirit mbrojnë nga radikalët e lirë dhe nuk lejojnë fortësimin e venave.

Image

 

FARAT E SUSAMIT Farat e susamit njihen për efektin e tyre mbrojtës për zemrën, duke shmangur problemet me qarkullimin e gjakut dhe parandalojnë përparimin e arterosklerozës. Janë të pasura me aminoacide të shëndetshme dhe komponent kundër inflamacioneve, e midis të tjerash përmirësojnë shëndetin e venave.

Image

 

SHALQIRI Shalqiri është ushqim me pak kalori dhe me shumë antioksidues, që mbrojnë arteret. Përbërësit në shalqi ndihmojnë në kontrollimin e inflamacioneve, përmirësojnë qarkullimin e gjakut si dhe largojnë mbetjet e dëmshme nga gjakrrjedhja.

Image

 

DOMATET Domatet janë të pasura me antioksiduesin e fortë të quajtur likopen, i cili ndihmon në reduktimin e kolesterolit të keq nëpër muret e artereve tuaja. Megjithëse ka vetitë e veta edhe kur e konsumoni të papërpunuar, në sallatë dhe lëngje, përbërësit shtohen kur e përdorni të zier. 

Image

 

(Kosova Sot)