5 llojet më të mira të çajit për pastrimin e organizmit

  • 12 January 2019 - 19:38
5 llojet më të mira të çajit për pastrimin e organizmit

Pastrimi i organizmit zakonisht preferohet në fillim të pranverës, por, duke marrë parasysh se periudha e festave porsa ka përfunduar, kjo mund të bëhet tani me ndihmën e këtyre llojeve të çajit

Image

 

Çaji i gjelbër është i pasur me antioksidues, posedon përbërës diuretikë dhe e përshpejton metabolizmin. Çaji i gjelbër përmban kafeinë që stimulon tretjen. Nuk preferohet ta teproni gjatë natës, ka kafeinë dhe mbeteni pa gjumë.

Image

 

Çaji nga xhenxhefili ka efekt pozitiv në krejt organizmin. Përmirëson metabolizmin, lehtëson tretjen, përshpejton qarkullimin e gjakut dhe hedhjen jashtë të helmeve të grumbulluara në organizmin e njeriut.

Image

 

Një nga llojet më të mira të çajit për pastrimin e trupit nga helmet e grumbulluara. Çaji nga luleradhiqet është zgjedhja e duhur nëse dëshironi të hiqni qafe problemet me lëkurën, stimulon tretjen dhe shëron veshkat dhe mëlçinë.

Image

 

Si burim i pasur për vitamina C, çaji nga kaçja është një nga luftuesit më të mirë dhe më efikas kundër baktereve dhe infeksioneve. E forcon sistemin imun dhe forcon organizmin për t'ju bërë ballë shumë sëmundjeve.

Image

 

Çaji i malit në fakt është kombinim i disa bimëve që për bazë kanë kaçen, e në rastet më të shpeshta përdoret pas ushtrimeve dhe aktiviteteve të tjera. Përmban shumë vitamina dhe minerale dhe sistemin imun e bën më rezistent ndaj sëmundjeve.

(Kosova Sot)