Ky lëng shëron ftohjet më mirë se secili antibiotik

  • 13 January 2019 - 16:39
Ky lëng shëron ftohjet më mirë se secili antibiotik

Vërtet është shumë e vështirë që këtë periudhë kohore me mot të ftohtë t'i shmangemi gripit dhe ftohjeve, sidomos në këtë kohë kur shumë njerëz janë prekur tashmë. Mos vraponi menjëherë pas antibiotikëve dhe preparateve të tjera që më shumë bëjnë dëm sesa dobi. Më mirë është të përcaktoheni për ilaçet natyrale. Hipokrati madje e ka përmendur një bimë që përdoret si antibiotik dhe ilaç për shumë sëmundje. "Përse të vdesë njeriut kur në secilin kopsht mund të rritet trumza", ka pyetur ai.

Trumza është e hatashme për:

Fyt, Infeksionet e organeve të frymëmarrjes, Infeksionet në gojë, Infeksionet e lukthit, Problemet me zorrë, Ndihmon në zvogëlimin e temperaturës. Shumë popuj të lashtë kanë menduar se trumza është çelësi i jetëgjatësisë. Ka efekt të fortë antibakterial, kundër kërpudhave dhe viruseve.

Tinkturë nga trumza për parandalimin e sëmundjeve

Në një decilitër 70 për qind alkool etil hidhni 20 gramë gjethe të imtësuara të trumzës. E lini të pushojë për së paku një muaj. Procedoni dhe e hidhni në shishe. Nga 10 deri 15 pika tinkturë i shtoni në ujë, lëng apo çaj tri herë në ditë. Shtatzënat dhe fëmijët nuk duhet ta përdorin

Trumza dhe kanella kundër bronkitit

Tretni dy lug sheqer, më pas i përzieni me gjysmë litër qumësht. Kur të ketë vluar qumështi, e hiqni nga pllaka e nxehtë dhe shtoni një lugë gjethe të imtësuara të trumzës si dhe gjysmë lugë kanellë. E lini të pushojë për rreth dhjetë minuta, më pas e procedoni dhe e pini tri herë në ditë.

(Kosova Sot)