Buzët çahen nga të ftohtët, por edhe nga alergjitë

  • 14 January 2019 - 08:21
Buzët çahen nga të ftohtët, por edhe nga alergjitë

Buzët e pëlcitura jo domosdoshmërish janë pasojë e të ftohtit dhe erës, por janë edhe shenjë e alergjive, ndonjë sëmundjet dermatologjike apo ndonjë sëmundjes tjetër. Nëse problemi shfaqet si pasojë e kushteve klimatike, lëkura e pëlcitur e buzëve mund të rregullohet me aplikimin e kremrave të caktuara dhe duke shmangur lëpirjen e buzëve. Te personat që shfaqen të çara me dhimbje, arsye është reaksioni alergjik në buzëkuq, kremra, pudër, madje edhe në pastën për dhëmbë. Shkaktar i irritimit të lëkurës në buzë mund të jetë edhe ndonjë proces pezmatues në dhëmbë, mishin e dhëmbëve apo kudo tjetër në sipërfaqen e gojës.

(Kosova Sot)