Mbrojtësi i shëndetit dhe i imunitetit: Arsyet përse duhet konsumuar lakrën

  • 14 January 2019 - 15:27
Mbrojtësi i shëndetit dhe i imunitetit: Arsyet përse duhet konsumuar lakrën

Në ushqimin e personave të rritur dhe fëmijëve, të domosdoshme janë vitaminat e grupit B, C dhe E, si dhe magnezi dhe kalciumi.

Vitamina e grupit B

Sigurojnë funksionimin normal të sistemin imun dhe nervor, kontribuojnë në shëndetin e lëkurës dhe mukozës, përmirësojnë metabolizmin. I hasim në perimet e gjelbra, spinaq, brokoli dhe drithërat, kikirikë dhe bizele.

Vitamina E

Bëhet fjalë për antioksiduesin natyral që luan rol të rëndësishëm në parandalimin e shumë sëmundjeve dhe në kujdesin ndaj lëkurës. Burim natyral janë drithërat, spinaq dhe perimet me gjethe të gjelbër. E hasim edhe në avokado, kivi, lajthi.

Vitamina C

Shton qëndrueshmërinë e organizmit karshi viruseve dhe infeksioneve me baktere. Organizmi i njeriut nuk ka mundësi të bëjë sintezën e vitaminave C, kështu që duhet marrë përmes ushqimit. Burime të pasura janë kivi, limoni, portokajtë, lakra dhe specat pikantë.

(Kosova Sot)