Për shtypje të ulët të gjakut, konsumoni rrush të thatë

  • 14 January 2019 - 20:05
Për shtypje të ulët të gjakut, konsumoni rrush të thatë

Gjysmë grushti i mbushur me rrush të thatë përmban hiç më pak se një gram me fibra dhe 212 miligramë me mineralin kalium, i cili me sukses e ul shtypjen e lartë të gjakut. Studime të shumta kanë treguar se polifenolet nga derivatet e rrushit, si ato nga rrushi i thatë, vera apo lëngu, e ruajnë shëndetin e zemrës dhe të enëve të gjakut, njëkohësisht duke e ulur edhe shtypjen e gjakut. Në disa studime të shumta është dëshmuar se rrushi i thatë ul shtypjen e gjakut dhe parandalon kërcimin e shpejtë të nivelit të insulinës pas shujtave, që mund të jetë shumë e rrezikshme për personat që vuajnë nga diabeti. Rrushi i thatë ruan ekuilibrin e absorbimit të sheqerit në organizëm, si dhe rregullon nivelin e tij, që do të thotë se ka rëndësi të madhe për të prekurit nga diabeti. Rrushi i thatë ndihmon në lirimin e hormonit lehtin dhe grelinë që japin ndjenjën e ngopjes, e kjo pakëson mundësitë për ta tepruar me ushqim dhe lehtëson aplikimin e dietës. 

 

(Kosova Sot)