Ushqimet më të mira kundër alergjive

  • 15 January 2019 - 16:33
Ushqimet më të mira kundër alergjive

Alergjenët, si ekspozimi ndaj diellit, poleni, ushqimi, kafshimi i insekteve, fibrat dhe ilaçe të caktuara nxitin alergjitë. Nëse jeni të prirë për t'u prekur nga alergjitë, atëherë lehtësoni simptomat duke shtuar këto ushqime në menynë tua

Sharfani

Image

 

Shafrani është një erëz e njohur për përbërësit e vet kundër inflamacioneve dhe prej antioksiduesi. Duke shtuar një tufë shafran apo një lugë pluhur shafrani në çajin tuaj mund të ndihmojë kundër reaksioneve alergjike.

Mollët

Image

 

Forconi sistemin imun duke konsumuar një mollë në ditë. Mollët përmbajnë flavonoide që e mbrojnë trupin nga alergjenët dhe kufizojnë prodhimin e histaminës. Hani nga një mollë çdo mëngjes për shëndet të mirë.

Hudra

Image

 

Një tjetër ushqim që është i mbushur me antioksidues, përbërës kundër inflamacioneve dhe prej antibiotiku. Hudhra mund të parandalojë reaksionin alergjik dhe inflamacionet në trup. Hani një thelb hudhre çdo mëngjes në lukth të thatë.

Limonët

Image

 

Limonët janë të pasur me vitamina C, që e forcojnë sistemin imun. Limonët janë të shkëlqyeshëm për luftimin e alergjive, falë përmbajtjes me antioksidues dhe vitamina C. Shtoni rriska limoni apo lëng limoni në ujin që pini për të detoksikuar trupin dhe për të përmirësuar tretjen.

Çaji i gjelbër

Image

 

Çaji i gjelbër ka veti të shumta shëruese. Mund ta përmirësojë sistemin imun, ta forcojë metabolizmin, detoksikojë trupin dhe të parandalojë sulmet e alergjisë. Konsumimi i çajit të gjelbër për çdo ditë parandalon reaksionet alergjike.

Xhenxhefil

Image

 

Xhenxhefili përmban shumë veti shëruese, mund ta përmirësojë tretjen dhe të ekuilibrojë nivelin e pH-së në trup. Po ashtu mund të veprojë si antihistamin. Largon mukozën e formuar dhe lehtëson nga kongjestioni. Vloni xhenxhefilin ose pini çaj xhenxhefili për të parandaluar alergjitë

(Kosova Sot)