Tri përzierje lëngjesh që veprojnë si një

  • 16 January 2019 - 15:32
Tri përzierje lëngjesh që veprojnë si një

Kthjelluni me kombinimin me limon, portokall, mandarinë, kivi dhe lëng limeje, e mos harroni as perimet me gjethe të gjelbër që janë përplot me vitamina, magnez dhe hekur. Përdorni edhe fuqinë e erëzave dhe hidhni pak xhenxhefil, selino ose majdanoz. Për të zbutur shijen e perimeve, hidhni jogurt ose flluska. Mbretëreshë nga pemët për të shtuar energjinë janë bananet, e mund ta shtoni në përzierjen e lëngjeve në mëngjes, por edhe pas ushtrimeve

Image

 Përbërësit: Një panxhar, Karotë, Mollë, 1/2 e gotës ujë, 2 rrepka, 1/2 e lugës fara luledielli, Një lugë mjaltë. Përgatitja: Qëroni dhe copëtoni panxharin, karotat, mollën dhe rrepkat. I shtypni dhe shtoni ujë. Hidhni farat e lulediellit dhe shtoni mjaltin. I përzieni.

Image

Përbërësit: Karotë, Selino, 1/2 spec të kuq pikant, Portokall, Një rrënjë xhenxhefili, Jogurt, Mollë. Përgatitja: Pastroni mollën, karotën dhe selinon, e nga specat nxirrni farat. Qëroni portokallin dhe copëtoni xhenxhefilin. Gjithçka copëtoni imët. Karotën, selinon, specin, portokallin, xhenxhefilin e copëtuar dhe mollën e copëtuar i vendosni në blender, shtoni jogurt, dhe shtypni mirë.

(Kosova Sot)