Dieta e punëtorëve, 7 kg më të lehtë për 7 ditë

  • 16 January 2019 - 20:19
Dieta e punëtorëve, 7 kg më të lehtë për 7 ditë

Dieta e punëtorëve është shpikur në vitin 1985, nga një kompani e suksesshme amerikane, që u ka ndihmuar të punësuarve të humbin në peshë dhe të jenë më të shëndetshëm. Me planin e dietës së punëtorëve, pos se humbni nga 5 deri 7 kilogramë në javë, trupin tuaj e vendosni në procesin e detoksikimit

DITA E PARË Mund të hani të gjitha pemët, përpos banane. Nuk ekzistojnë kufizime në sasi, hani sa më shumë pemë.

DITA E DYTË Pemët i zëvendësoni me perime, të cilat mund t'i konsumoni edhe të ziera edhe të papërpunuara, e nuk ekziston ndonjë kufi në sasi. Për kafjall mund të hani patate të pjekur, mund të shtoni edhe pak gjalpë. Trupit kështu i dhuroni karbohidrate që janë të domosdoshme për energjinë gjatë ditës. Perimet trupit i sigurojnë mjaftueshëm përbërës ushqyes dhe fibra.

DITA E TRETË Pos bananes dhe patateve, ditën e tretë mund të hani të gjitha përzierjet me pemë dhe perime, pa kufizime në llojin dhe sasinë. Patatet nuk ju nevojiten, sepse karbohidratet i merrni nga pemët. Në këtë fazë trupi është i gatshëm të shkrijë më shumë kalori.

DITA E KATËRT Banane dhe qumësht. - Këtë ditë mund të hani deri 8 banane, mund të pini 3 gota qumësht dhe supë. Mund të hani sa ju nevojitet dhe sa keni nevojë. Bananet janë të rëndësishme, sepse ju kthejnë natriumin dhe kaliumin që organizmi i ka humbur në tri ditët paraprake.

DITA E PESTË Dita për mish gjedhi dhe domate - mund të hani deri në 6 domate dhe dy porcione nga 300 gr mish gjedhi. Mishin mund ta hani vetëm nëse ua do ëndja, derisa domatet janë të obligueshme. Këtë ditë pini sasi të konsiderueshme të ujit. Mishi ju siguron hekurin dh proteinat, e domatja fibrat që e ndihmojnë tretjen.

DITA E GJASHTË Edhe ditën e gjashtë konsumohet mishi i gjedhit, por domatja zëvendësohet me një përzierje perimesh sipas dëshirës. Mund të hani sa të doni perime, e mishin e gjedhit sikurse ditën e pestë. Këtë ditë trupi i përkushtohet humbjes në peshë. DITA E SHTATË Ditën e fundit hani oriz të vrugtë, lëng pemësh dhe perime, pa kufizime. Pas ditës së shtatë do të keni organizëm të pastruar dhe 5 deri 7 kilogramë më të lehtë se para 7 ditëve.

 

(Kosova Sot)