Cilat janë arsyet e dhimbjeve të kokës?

  • 17 January 2019 - 08:28
Cilat janë arsyet e dhimbjeve të kokës?

Dhimbjet e kokës janë një nga problemet më të zakonshme te njerëzit dhe është me rëndësi të dihet se përse shfaqen dhimbjet e tilla. Janë disa lloje të dhimbjeve të kokës, si migrena dhe tensionimet, por ekzistojnë shumë shkaktarë që i shkaktojnë këto dhimbje. "Stresi mund të shkaktojë në dhimbjet e kokës, pasi tensionimet shfaqen kur muskujt e qafës tensionohen, e kjo mundet të jetë përgjigjja e trupit në stres dhe ankthe. Nëse shpesh keni dhimbje të kokës, mundohuni ta kuptoni nëse jeni në stres të madh dhe si ta hiqni qafe. Mjekët theksojnë se në një problem si ky ndihmojnë intervenimet psikoterapeutike. Edhe një shkaktar tjetër të mundshëm që mund t'i shkaktojë dhimbjet e kokës është, të kontrolloni se sa shumë konsumoni ujin, sepse dehidrimi mund të shkaktojë dhimbjet e kokës. Arsyeja e saktë ende nuk është e ditur por mjekët pohojnë se kjo ka lidhje me volumin e gjakut që pakësohet në momentin kur organizmi i njeriut nuk konsumon sasi të mjaftueshme të ujit. 

(Kosova Sot)