Dimri pa sëmundje: Antibiotiku natyral që forcon sistemin imun

  • 17 January 2019 - 14:10
Dimri pa sëmundje: Antibiotiku natyral që forcon sistemin imun

Forcojeni sistemin imun me kohë dhe parandaloni ftohjet dhe viruset me ndihmën e këtij lëngut, përbërësit e tij janë krejt natyralë. Përbërësit: 1 thelb hudhre, 2 lugë mjaltë, 2 lugë xhenxhefil të bluar, ½ e lugë speca të kuq pikantë të bluar, ½ e lugës kanellë, 1 dl lëng limoni. Përgatitja: Shtrydheni limonin dhe shtojini hudhrën e imtësuar, xhenxhefilin, kanellën dhe specat pikantë. Përbërësit i përzieni dhe në fund shtoni mjaltin. I hidhni në kavanoz dhe i mbyllni me kapak dhe i lini në temperaturë të dhomës për tri orë. Një lugë e merrni njëherë në ditë, në lukth të thatë.

(Kosova Sot)