As dietë, as ushtrime, sivjet përfshini këto shprehi të shëndetshme

  • 21 January 2019 - 08:13
As dietë, as ushtrime, sivjet përfshini këto shprehi të shëndetshme

Edhe pse ushqimi i shëndetshëm dhe ushtrimet janë të rëndësishme, përse mos të përfshini qasjen e re dhe planin efikas për ta përmirësuar shëndetin tuaj.

Kujdesuni për shëndetin mendor 

Gjithnjë e më shumë nëpër botë hasim në njerëz që luftojnë me ankthet dhe depresionin. Nëse dyshoni se vuani nga këto probleme mendore, kërkoni ndihmën e ekspertit.

Zbulimi me kohë i sëmundjeve

"Sa më herët të zbulohen sëmundjet dhe problemet shëndetësore, përfundimi do të jetë më i mirë", thotë dr. Simon Shelly. Tashmë ekzistojnë teste të ndryshme për diagnostikim të hershëm të sëmundjeve malinje, si kanceri në lëkurë, diabeti dhe tumoret e ndryshme. Nëse me kohë zbuloni sëmundjet, me gjasë përfundimi do të jetë më efikas për juve.

Mendoni pozitivisht për veten

Ky vit është koha e duhur që të filloni të ndërtoni një pasqyrë pozitive për veten tuaj. Derisa stili dhe mënyra e dëmshme e jetës e dëmton shëndetin, mendimi negativ për veten mund të ketë pasoja shumë më të dëmshme. 

(Kosova Sot)