Ushqimet që ju ndihmojnë ta shkrini dhjamin abdominal

  • 10 February 2019 - 15:40
Ushqimet që ju ndihmojnë ta shkrini dhjamin abdominal

Për të shkrirë yndyrën abdominale, duhet të konsumoni së paku katër shujta të vogla në ditë dhe të përfshini 2-3 mollë. Në vijim ju sjellim edhe disa ushqime të tjera që ndihmojnë në shkrirjen e dhjamit abdominal.

Mollët janë ushqim që mund ta përdorni për të shkrirë dhjamin abdominal. Mjekët dhe nutricistët pohojnë se mollët janë pema e duhur për ta nisur ditën me të, sidomos nëse e kombinoni me bollgur në kafjall. Mollët shkrijnë dhjamin abdominal pasi përmbajnë vitamina C, flavonoide dhe betakarotinë. 

Bananet përmbajnë midis 75 dhe 130 kalori. Janë të pasura me kalium, kalcium, magnez dhe disa vitamina. Pos se ju ndihmojnë të humbni në peshë, ju ndihmojnë edhe të përmirësoni shëndetin në përgjithësi. Bananet janë burim i hatashëm për zamër, ju ngopin dhe ju furnizojnë me shumë vitamina.

 As selinon nuk duhet ta lini anash për të shkrirë dhjamin abdominal. Kjo perime ndihmon të humbni në peshë në mënyrë natyrale dhe kombinohet mirë me ushqimet tjera për të humbur në peshë. Plus është e shijshme. Përmban shumë vitamina C dhe kalcium, arsyet pse do të humbni në peshë.

 Avokadot përmbajnë acidin oleik, diçka që ndihmon në eliminimin e ndjenjës se jeni të uritur. Avokadot përmbajnë edhe fibra, që ju ndihmon të keni një stomak të rrafshët. Përderisa nuk e teproni me konsumimin e tyre, avokadot mund t'ju ndihmojnë me eliminimin e dhjamit abdominal dhe ju të ndiheni të ngopur.

 Të gjithë i duam qershitë, janë të dobishme për sistemin tretës dhe zemrën. Po ashtu, ndihmojnë në uljen e nivelit të lartë të kolesterolit. Po ashtu, e rregullojnë punën e metabolizmit dhe ju mbajnë të shëndetshëm. Janë të pasura me antioksidues që ndikojnë në pastrimin e organizmit për të shkrirë dhjamin abdominal.

Domatet janë të shijshme në sallatë dhe salcë, janë të shkëlqyeshme për secilën pjatë si dhe ofrojnë një shije unike. Por a e keni ditur se domatet reduktojnë akumulimin e lipoideve në gjak? Kështu ato e pastrojnë trupin dhe parandalojnë grumbullimin e dhjamit në hapësirat abdominale.

(Kosova Sot)