Keni dhembje dhëmbi, atëherë përdorini këto ilaçe natyrale

  • 11 February 2019 - 12:36
Keni dhembje dhëmbi, atëherë përdorini këto ilaçe natyrale

Dhimbjen e dhëmbit nuk ka njeri që së paku njëherë në jetë nuk e ka përjetuar. Është dhimbje që krijon probleme dhe parandalon në bërjen e aktiviteteve të tjera shtëpiake. Në vijim ju sjellim disa ilaçe të thjeshta shtëpiake.

Uji i njelmët

Uji me kripë është ilaç shumë i shpejtë dhe efikas kundër dhimbjes së dhëmbit. Shtoni gjysmë lugë kripë në një gotë me ujë të ngrohtë dhe lëngun e përdorni për të shpëlarë gojën. Kjo parandalon të ënjturat dhe pastron hapësirën përreth dhëmbit me dhimbje.

Hidrogjen

Pos se pakëson kariesin, hidrogjeni është i dobishëm edhe për ndalimin e gjakrrjedhjeve te mishrat. Mund ta përdorni si ujë për shpëlarjen e gojës, por kurrsesi ta përtypni. Përzieni hidrogjen 3 për qind me ujë, në masën 1:1 dhe shpëlani gojën.

Karafili

Një sasi karafil të bluar e vendosni në vendin ku ndjeni dhimbjen apo e përtypni derisa të lëshojë vajin. Metodë tjetër është që dy pika vaj karafili t'i vendosni në vendin me dhimbje.

(Kosova Sot)