Një lugë vaj liri ruan shëndetin

  • 11 February 2019 - 12:39
Një lugë vaj liri ruan shëndetin

Me gjasë për vetitë e vajit të lirit keni dëgjuar disa herë, por ndoshta jo gjithmonë i keni kushtuar vëmendje. Vaji i lirit ka shumë veti shëruese për shëndetin, ne jua sjellim disa prej tyre.

1. Për humbje në peshë: Aminoacidet omega-9, omega-6, dhe ato omega-3 - janë aktivatorë për humbjen në peshë. Prandaj, të gjithë ata që kanë telashe me mbipeshën, duhet pasur kujdes në këtë produkt. Mund ta shtoni në sallatë apo jogurt, apo ta konsumoni si produkt të vetëm.

2. Për sistemin kardiovaskular: Vaji i lirit mbron nga sëmundjet kardiovaskulare, normalizon shtypjen e gjakut dhe ul nivelin e kolesterolit në gjak, përmirëson shëndetin dhe elasticitetin e enëve të gjakut.

3. Për shëndetin e femrave: Prania e ligninës në këtë vaj ndikon në aktivizimin e ekuilibrit të hormoneve në organizëm. Falë vajit të lirit më lehtë mund t'ju bëni ballë ngërçeve dhe dhimbjeve gjatë ciklit menstrual dhe menopauzës.

(Kosova Sot)