Dieta detoksuese me uthull të mollës

  • 11 February 2019 - 18:35
Dieta detoksuese me uthull të mollës

Vitet e fundit, uthulla e mollës është shndërruar në një produkt ideal shumë popullor, si preparat përcjellës për dietat dhe humbjen në peshë. Hulumtimet dhe dëshmitë e atyre që e kanë përdorur këtë produkt për humbjen në peshë janë më se të mjaftueshme për të bindur njerëzit për fuqinë e tyre në shkrirjen e kalorive. Nuk vepron vetëm për humbjen në peshë, po ashtu ofron edhe dobi tjera për shëndetin. Uthulla e mollës rregullon pH-në e trupit, promovon eliminimin e mbetjeve të produkteve dhe ju bën të ndiheni mirë gjithë ditën. Një nga mënyrat më të mira që të ndjeni vetitë e saj të dobishme është aplikimi i dietës detoksuese me uthull të mollës.

SI VEPRON KJO DIETË?

Konsumimi i uthullës së mollës nxit trupin në eliminimin e helmeve dhe mbetjet e grumbulluara që shkaktojnë mbetjen e lëngjeve, grumbullimin e peshës dhe problemet tjera shëndetësore. Një tjetër arsye përse uthulla e mollës është kaq efektive është për faktin se është e pasur me acide organike që ndihmojnë në tkurrjen e oreksit, duke ju ndaluar mos ta teproni me ushqimin. Po ashtu, përmban enzima që ndihmojnë në përshpejtimin e punës së metabolizmit dhe shkrirjen më lehtë të yndyrave.

CILAT JANË DOBITË E DIETËS DETOKSUESE ME UTHULL TË MOLLËS?

Jo vetëm se është një produkt i lehtë për ta blerë, por uthulla e mollës është produkt ideal për të detoksuar trupin, për të humbur në peshë dhe për të parandaluar sëmundjet. Vetitë e kësaj diete përfshijnë: Ndihmon pastrimin e zorrës së trashë dhe përmirëson tretjen; Përmirëson qarkullimin dhe filtron helmet nga gjaku; Kontrollon nivelet e triglicerideve dhe kolesterolit; Tretë yndyrat, duke e bërë ideale për humbjen peshë; Stimulon eliminimin e helmeve nga trupi, shmang sëmundjet dhe përmirëson shëndetin në përgjithësi.

UDHËZIMET PËR DIETËN DETOKSUESE

Para se të filloni, duhet të blini një shishe uthull molle organike. Mbani mend se nuk keni nevojë të pini sasi të madhe të uthullës së mollës për t'i shijuar vetitë dhe humbjen në peshë. Në fakt, duhet të konsumoni 2 lugë uthull molle të tretuar në 2 gota ujë, tri herë në ditë. Në mëngjes, përgatitni ujin me uthull molle dhe e pini nga një gotë para secilës shujtë. Për ta bërë edhe më të shijshme, mund të shtoni një lugë mjaltë. Kjo dietë nuk përbën rrezik për shëndetin, për aq kohë sa jeni të kujdesshëm. 

 

(Kosova Sot)