Mollët t'i hani në mëngjes, jo në mbrëmje

  • 16 February 2019 - 08:08
Mollët t'i hani në mëngjes, jo në mbrëmje

Është fakt se mollët e forcojnë sistemin imun, por se nuk duhet ta konsumoni në secilën periudhë kohore të ditës, e për këtë ekzistojnë edhe arsye konkrete.

Sipas disa studimeve, preferohet që mollët t'i konsumoni në orët e hershme të mëngjesit sepse janë të pasura me fibra dietale, pektinë, që gjenden në lëvoren e tyre. Pasi që shumica e njerëzve kanë telashe me tretjen, preferohet që mollët t'i konsumoni porsa të zgjoheni.

Kjo pasi që në mëngjes mollët stimulojnë tretjen më shumë se secila pemë tjetër. Nëse i konsumoni gjatë natës, kjo pemë mundet të kthehet kundër jush, duke ngarkuar zorrët tuaja.

(Kosova Sot)