Mango dhe vetitë e saj shëruese të kapsllëkut

  • 16 February 2019 - 18:16
Mango dhe vetitë e saj shëruese të kapsllëkut

"Smoothie" me mango dhe bollgur 

Ky "smoothie" përmban shumë firba dietale, që do të thotë se ndihmon të ballafaqoheni me kapsllëkun. Ka pak kalori, është pije që ngopë dhe ndihmon të mos jepeni shumë pas zamrave. Përbërësit: 1 mango të shtypur; 2 lugë bollgur (30 g); 1 gotë ujë (200 ml); 2 lugë mjaltë (50 g). Përgatitja: Së pari, copëtoni pjesën e mangos. E vendosni në blender dhe shtoni bollgurin dhe ujin. Përzieni për disa minuta derisa të keni një pije pa 'gunga'. E shërbeni dhe e ëmbëltoni me një lugë mjaltë. Si ta konsumoni: Konsumoni këtë "smoothie" në stomak të thatë si pjesë të kafjallit tuaj. E konsumoni së paku tri herë në ditë.

Image

 

Deserti i shëndetshëm me mango

Kjo përzierje është mënyrë e shëndetshme për t'i shijuar vetitë e mangos kundër kapsllëkut. Është zgjedhje e mirë për fëmijët, sepse është e shijshme po ashtu. Mund të konsumohet për kafjall apo edhe për zamër. Përbërësit: 1 sasi xhelatinë pa shije; ½e gotës ujë (125 ml); 4 mango të shtypura; 1 gotë jogurt me përqindje të ultë të yndyrës (200 ml); Përgatitja: Së pari, tretni xhelatinën në gjysmë gotë të vluar. Më pas, shtypni mangot në copëza dhe i vendosni në blender. Shtoni jogurtin dhe xhelatinën e tretur në blender dhe përzieni edhe për disa minuta. Derdhni përzierjen në një gotë dhe e ftohni në frigorifer. Si ta konsumoni: Kur deserti të jetë gati, konsumoni një porcion të vogël gjatë kafjallit. Nëse dëshironi, mund të konsumoni një porcion kur midis shujtave ndiheni të uritur.

Image

 

'Smoothie' me mango dhe qumësht kokosi 

Ky 'smoothie' me qumësht kokosi dhe me mango është i përsosur kundër kapsllëkut. Falë faktit se përmban shumë aminoacide dhe acide të ngopura, është një pije energjike që po ashtu ndihmon edhe në perforamcën sportive. Përbërësit: 2 mango të shtypura 1 gotë qumësht kokosi (200 ml) Akull Përgatitja: Qëroni dhe shtypni mangot dhe i copëtoni në disa pjesë. Më pas, i vendosni në blender dhe i përzieni me qumështin e kokosit. Në fund, shtoni akullin për shije dhe shërbeni. Si ta konsumoni: Këtë pije e konsumoni si zamër, së paku tri herë në ditë.

Image

 

(Kosova Sot)