Pse kivi duhet të jetë në menynë tuaj gjatë dimrit?

  • 19 February 2019 - 11:13
Pse kivi duhet të jetë në menynë tuaj gjatë dimrit?

Kivi konsiderohet si fryt dimëror, është përplot me vitamina dhe duhet konsumuar për shumë arsye.

Për forcim të imunitetit

Kivi përmban një numër të madh të substancave për organizmin: vitamina A, B, E, G, B9 (acid folik), hekur, kalcium, magnez, natrium, fosfor, klor, jod, e po ashtu edhe glukozë, fruktozë dhe fibra. Prandaj kivi është shumë efikas për imunitetin dhe shëndetin në përgjithësi.

Kundër stresit

Konsumimi i rregullt i kivit në ushqim ndihmon në parandalimin e depresionit, preferohet edhe te ngarkimi i sistemit nervor dhe kundër stresit.

Kundër ftohjes

Pasi që kivi përmban shumë vitamina C, është shumë efikas kundër viruseve dhe ftohjes. Prandaj, është me rëndësi ta përdorni ditëve të ftohta. Ekspertët nuk sugjerojnë që kivi të pastrohet nga lëvorja, sepse aty gjenden tri herë më shumë antioksidues se në brendësinë e tij. PËR HUMBJE NË PESHË Pasi që baza e kivit është uji, e praktikisht nuk ka sheqer, mund ta konsumojnë njerëzit që duan të humbin në peshë. Përmbajnë enzima që marrin pjesë në shkrirjen e dhjamit dhe yndyrave. 

(Kosova Sot)