Çaji nga majdanozi, pastrues i veshkave

  • 19 February 2019 - 18:30
Çaji nga majdanozi, pastrues i veshkave

Vitet kalojnë e veshkat tona gjithmonë filtrojnë gjak, heqin helmet dhe substancat e dëmshme që depërtojnë në trupin tonë. Me kalimin e kohës grumbullohen shumë helme në trup, e veshkave tona u nevojitet një pastrim i plotë. Si është e mundur kjo? Madje shumë e thjeshtë. Veshkat kanë nevojë për tretman pastrimi. Duhet të merrni një grusht majdanoz, ta pastroni mirë e mirë dhe ta vendosni në enën me një litër ujë. Kur të ketë vluar, e lini që të ftohet. Procedoni dhe e zhvendosni në një shishe të pastër dhe e ruani në frigorifer. Gjithmonë e konsumoni nga një gotë dhe do ta shihni se si helmet e grumbulluara dhe kripa dalin përmes urinës.

 

(Kosova Sot)