Si ta shëroni kapsllëkun te foshnjat dhe fëmijët

  • E. /
  • 12 October 2020 - 10:16
Si ta shëroni kapsllëkun te foshnjat dhe fëmijët

Kapsllëku është diçka që shfaqet shumë shpesh te fëmijët dhe foshnjat dhe është e dhimbshme, sepse gjatë zbrazjes së zorrëve foshnjat apo fëmijët qajnë. Një nga shkaktarët mund të jetë edhe dehidrimi, kur fëmijët gjatë ditës pinë pak lëngje. Shkaktar mund të jetë edhe konsumimi i artikujve të rinj ushqimorë. Ilaç i shkëlqyeshëm është uji me rrush të thatë, sidomos për foshnjat e reja vetëm disamuajshe.

RECETA KUNDËR KAPSLLËKUT TE FOSHNJAT

Shpëlani mirë rrushin e thatë dhe i përzieni me ujë të vluar dhe e lini që të qëndrojë gjatë gjithë natës. Ditën tjetër e përzieni mirë në ata ujë, e kulloni mirë dhe ujin ia jepni foshnjës. Ujin nga rrushi i thatë foshnjës ia jepni me një enë me gyp.

SI T'IA JEPNI UJIN

- Shtrijeni foshnjën në krah; - Ngadalë ia ngrini kokën lart; - Majën e gypit të enës ia vendosni në këndin e buzëve dhe ngadalë ia derdhni ujin në gojë.

DOZA SIPAS MOSHËS

Për foshnjat nga 3-4 muaj, 1 lugë të madhe ilaç; Për foshnjat nga 7 muaj, dy lugë të mëdha. 

(Kosova Sot Online)