Lexoni edhe:
Vota e 14 shkurtit i zhveshi politikanët mashtrues nga vlerat dhe meritat e rrejshme të luftës
Kohëve të fundit në dyqane janë paraqitur sallata të paketuara, si të gatshme për përdorim të menjëhershëm. Por, ekspertët shëndetësorë thonë se këto sallata janë tepër të rrezikshme. Ato trajtohen me klor dhe, për këtë shkak, duhet që para përdorimit, të lahen mirë e mirë. Ekspertja Joanna Blythman, në librin e saj të ri është munduar që të japë shpjegime në lidhje me ushqimet e tilla.
Ajo thotë se mënyra më e mirë e përdorimit të sallatave të gatshme, është larja e tyre para ngrënies, apo ta bleni sallatën normale dhe ta përgatitni vet, në mënyrë klasike, natyrisht, duke e larë më parë. Duhet ta dini se, sallatat e gatshme, të cilat trajtohen me klor, në mënyrë që të pengohet shumimi i baktereve, mu për këtë shkak janë më pak ushqyese, sesa sallatat e tjera. Përkundër kësaj, sallatat e gatshme sjellin edhe rrezikun e infektimit me salmonellë dhe me bakterin Escherichia coli.
(Kosova Sot Online)