Lexoni edhe:
Një Diell i dytë është duke iu afruar Tokës me shpejtësi
Sezoni i ftohjeve është në vlugun më të madh. Pas teshtitjes, temperaturës dhe hundës së bllokuar, shfaqet edhe kolla e mundimshme. Për fat të mirë, edhe për të ka ilaç. Ky është shurupi antik kundër kollës,e efikasiteti i tij është vërtetuar disa herë. Përbëhet nga përbërësit që me siguri se i keni në shtëpi, e mund ta konsumojnë edhe fëmijët e vegjël. Provoni ta forconi imunitetin tuaj, me shurupin me pemë dhe perime të freskëta
Një Diell i dytë është duke iu afruar Tokës me shpejtësi Lexoni edhe:
PËRBËRËSIT PËR SHURUPIN KUNDËR KOLLËS:
200 gramë sheqer; 300 mililitra ujë; 6 gjethe të dafinës; 7 gjethe të sherbelës; 1 lugë mëllagë të bardhë; 1 lugë kamomil
.PËRGATITJA:
Treteni sheqerin në zjarr të lehtë derisa të firojë një ngjyrë të kafesë. Shtoni ujin dhe përzieni derisa sheqeri të jetë tretur në tërësi. Shtoni edhe përbërësit e tjerë dhe e lini të vlojë edhe për tre minuta tjerë. E hiqni nga zjarri dhe kur të jetë ftohur e zhvendosni në kavanoz prej qelqit, të cilën do ta mbani në frigorifer. Fëmijët tuaj mund të marrin nga një lugë të supës në ditë, ndërsa ata më të vegjël nga një lugë të vogël të kafes
(Kosova Sot Online)