
Provoni këto 6 ushqime për të ndërtuar muskujt

Përveçse shtojnë energjinë gjatë ushtrimeve, ushqimet e caktuara promovojnë formimin e masës muskulore falë karbohidrateve që përmbajnë.
SPINAQI
Kjo perime e gjelbër e shijshme është një nga opsionet më të mira për secilën dietë. Ka pak kalori dhe është plot antioksidues. • Ekspertët rekomandojnë spinaqin për humbje në peshë. Sepse ofron ndjenjën e ngopjes dhe përmirëson shëndetin metabolik. • Mineralet e tij esenciale parandalojnë dobësimin e muskujve dhe ruajnë ekuilibrin e elektroliteve.
GJOKSI I PULËS
Gjoksi i pulës është një nga llojet e mishit pa yndyrë që mund ta konsumoni rregullisht për të forcuar muskujt. • Kjo pjesë e pulës përmban pak yndyrë dhe ofron 22 g proteina për një porcion prej 100 g. • Një sasi optimale e proteinave është kyçe për të ruajtur masën e mirë muskulore.
PESHKU I YNDYRSHËM
Peshku i yndyrshëm si, salmoni dhe tuna, janë ushqime ideale për secilën dietë për të humbur në peshë dhe për ta përmirësuar figurën. • Kanë pak kalori. Për më shumë, përmbajnë aminoacide, vitamina dhe minerale që forcojnë muskujt. • Secili porcion me 100 g përmban 21.5 g proteina, varësisht nga peshku që e zgjidhni. • Ofrojnë aminoacide omega 3 dhe përmirësojnë qarkullimin dhe ndihmojnë të keni muskuj të shëndetshëm.
VEZËT
Konsumimi me kujdes i vezëve ofron shumë dobi në humbjen në peshë dhe muskujt. Sot është e qartë se nutrientet nga vezët ofrojnë forma të ndryshme të mirëqenies. • Janë burim i rëndësishëm për vitamina, minerale dhe aminoacide që parandalojnë derdhjen e energjisë gjatë ditës. • Vezët përmbajnë sasi të rëndësishme me proteina që përkrahin procesin e forcimit të masës muskulore. • Janë ushqim që ngopin dhe që mbajnë nën kontroll sulmet e urisë dhe shmangin konsumimin e tepërt të ushqimit.
ORIZI
Orizi është pjesë e karbohidrateve komplekse në grupin e ushqimit. Kur nutrientet depërtojnë në trup, përdorin për formimin e masës muskulore. • Karbohidratet shërbejnë si burim për "derivate" për qelizat. Ofrojnë më shumë energji gjatë ushtrimeve. • Do të ishte ideale të zgjidhni këtë lloj ushqimi, posedon fibra dhe nutriente tjera, të dobishëm për trupin.
LENTET
Lentet janë pjesë e familjes së bishtajave dhe shumë popullore falë vlerës së tyre me nutriente. Kanë pak kalori dhe përmbajnë fibra dhe antioksidues. • Kur flasim për shëndetin muskulor, mineralet e tyre esenciale ndihmojnë në parandalimin e dehidrimit të muskujve. • Ofrojnë aminoacide që ndihmojnë në formimin dhe forcimin e muskujve.
(Kosova Sot Online)