Melhemi për nervat

  • E.k /
  • 01 February 2024 - 12:36
Melhemi për nervat

Nga korriku e deri në tetor, skaj lumenjve dhe nëpër kopshte rritet bima (lat. Artemisia abrotanum). Shpeshherë përdoret edhe në vend te pelinit, sepse është paksa më e hidhur nga shija në krahasim me pelinin por ka aromë më të këndshme. Përmban vajra eterike, taninë, materie të hidhura. Për shërim përdoret në formë të çajit, tinkturë, banjë. Çaji dhe tinktura sugjerohen kundër inflamacioneve akute të zorrëve, për përmirësimin e oreksit, rregullimin e kapsllëkut, te gripi, verdhëza dhe sëmundjet tjera të mëlçisë, veshkave dhe si diuretik.

Mjekësia tradicionale thekson se përbërësit e këtij lisi apo bime ulin temperaturën, e çaji aplikohet edhe te problemet me frymëmarrje, bronket dhe mushkëritë, astma, tuberkulozi. Te bronkitisi dhe kolla çaji më efektiv është më mjaltë. Rregullon edhe problemet menstruale. Nëse lyeni trupin, kështu do ta pastroni lëkurën, e ndihmon edhe te shumë sëmundje të lëkurës dhe te kafshimet e insekteve. Vaska e mbushur me gjethet e kësaj bime relaksojnë dhe qetë- sojnë nervat, prandaj sidomos sugjerohet për të sëmurit psikik.

(Kosova Sot Online)