Pastruesit natyralë të mëlçisë dhe të veshkave
Lodhja kronike dhe alergjitë, dhimbjet e kokës dhe pagjumësia, janë dhimbje që nuk mund t’u gjendet shkaktari i vërtetë, por kjo ndodh si pasojë e helmeve dhe pastrimit jo të duhur të tyre nga veshkat, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Gjembgomari njihet për përbërësit e tij që ndihmojnë edhe te puna e vështirësuar e mëlçisë. E përmban dhe artiçoku, që ushqejnë bakteret e mira dhe ekuilibrojnë tretjen e ushqimit. Hudhra është e pasur me substancat e squfurit, ndihmon në sekretimin e metaleve të rënda, ndërsa që veshkave dhe mëlçisë ua përmirëson dhe lehtëson punën, derisa një tinkturë nga luleradhiqet, e pasur me vitamina dhe minerale e enzima, po ashtu mbron funksionimin e mëlçisë dhe veshkave dhe ka efekt si një diuretik.
(Kosova Sot Online)