Çka është duke ndodhur me Realin?

  • 18 January 2017 - 23:28
Çka është duke ndodhur me Realin?

Real Madrid ka pësuar humbjen e dytë në vetëm tre ditë, aq sa kishte humbur për një vit

Skuadra e Zinedine Zidane është mposhtur 2:1 nga Celta Vigo në Copa del Rey, duke pësuar humbjen e dytë në vetëm tre ditë.

Kjo humbje është shumë e rëndë për kampionët e Evropës, pasi vjen pas një rekordi ku ishin 40 ndeshje pa humbje në të gjitha garat, rekord në futbollin spanjoll.

Tashmë ata siç duket kanë nisur serinë negative, duke pësuar kështu humbjen e dytë më radhë dhe mbetet të shihet nëse kjo ecuri do të ndalet kundër Malagas në La Liga. 

(Kosova Sot)