Arsenali do ta kërkojë Sterlingun për ta lejuar shkuarjen e Sanchezit te City

  • 14 November 2017 - 21:10
Arsenali do ta kërkojë Sterlingun për ta lejuar shkuarjen e Sanchezit te City

Arsenali do ta kërkojë në shkëmbim Raheem Sterlingun në rast se Manchester City do të ringjallë interesimin për Alexis Sanchezin.

Pep Guardiola është përpjekur ta transferojë kilianin gjatë verës, mirëpo marrëveshja nuk u arrit, pasi Topçinjtë nuk i siguruan shërbimet e Thomas Lemar nga Monaco (të cilin e konsideronin si zëvendësues të tij).

Në ndërkohë, pritet që në afatin e janarit, City të tentojë sërish t’i sigurojë shërbimet e Alexis.

Kontrata e Sanchezit skadon në fund të sezonit, ashtu që klubi nga Emirates pritet të bëjë një ofertë më të vogël.

Daily Mail bën të ditur se Arsenali do të hyjë në negociata me kusht që Sterling të shkojë në drejtim të kundërt.

Megjithatë, Guardiola nuk dëshiron ta lëshojë lojtarin e krahut, për të cilin klubi kishte investuar shumë në vitin 2015 kur e transferoi nga Liverpooli (rreth 50 milionë euro).

“Lojtarët që janë këtu, do të qëndrojnë. Nëse duan të largohen, do të largohen, mirëpo ai dëshiron të qëndrojë”, ka thënë më herët Guardiola.

(Kosova Sot)