Operimi i radhës i suksesshëm i Majlinda Kelmendit
Majlinda Kelmendi e ka kryer me sukses edhe një operim. Është trajneri i saj, Driton Kuka ai që ka konfirmuar këtë lajm.
“Majlinda sot pati një trajtim të vogël me sukses për problemin e Discus Hernia me Dr Igor Kocijançiq në Medicor Hospital në Izola” shkruan Kuka në Facebook.
Ky operim pritet të jetë i fundit para nisjes së përgatitjeve të xhudistes së famshme për “Tokyo 2010”./
(Kosova Sot)