Man United kryeson renditjen e “top 20” fanellave të shitura që prej 1 janarit

  • 13 February 2018 - 16:05
Man United kryeson renditjen e “top 20” fanellave të shitura që prej 1 janarit

Lojtarët e Manchester United kanë dominuar listën e 20 fanellave më të shitura që prej 1 janarit.

Alexis Sanchez është në vend të parë pasi iu bashkua Djajve nga Arsenal muajin e kaluar dhe ka shumë shokë ekipi që janë pjesë e listës, e cila mundësohet nga anglezja Sportsdirect.com

Paul Pogba ndodhet në vend të dytë, ndërsa Ibrahimovic, Lukaku, De Gea dhe Rashford që janë pjesë e listën.

Henrikh Mkhitaryan, i cili shkëmbye me Sanchez duke kaluar tek Arsenal, pozicionohet në vend të 19-të.

Ka tre lojtarë të Liverpool, tre nga Tottenham dhe tre nga Arsenal. Eden Hazard është përfaqësuesi i vetëm i Chelsea-t ndërsa kryesuesit e Premier League Manchester City ka Kevin De Bruyne dhe Sergio Aguero.

Philippe Coutinho i cili tashmë është transferuar nga Liverpool te Barcelona është lojtari i vetëm i listës që nuk luan në Angli.

Viril van Dijk është mbrojtësi i vetëm që është pjesë e listës pasi shkoi te Liverpool për 90 milionë euro.

Megjithëse ka qenë i dëmtuar për shumicën e sezonit, Ibrahimovic është shumë i pëlqyer në Angli dhe pozicionohet në vend të 10-të.

(Kosova Sot)