Morata: U largova nga Reali pasi nuk luaja në ndeshjet kryesore

  • 13 February 2018 - 20:09
Morata: U largova nga Reali pasi nuk luaja në ndeshjet kryesore

Alvaro Morata ka thënë se sa ishte te Real Madridi, ai nuk ka luajtur në ndeshje të mëdha dhe kjo e ka shtyrë të largohet. 

Sulmuesi ka kaluar te Chelsea këtë afat kalimtar dhe prite të që luajë ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve, pasi është kthyer nga një dëmtim.

“Nuk kërkoja të luaja startues te Madridi, pasi e dija që lojtarët që ishin aty janë nga një tjetër planet”.

“Por unë nuk luaja në asnjë ndeshje të rëndësishme të Ligës së Kampionëve, po as në kampionat kundër Barcelonës, Atleticos, Sevillas apo Valencias. Do të ishte fantastike të luaja për Madridin, por ja që ashtu ishte situata dhe nuk është fundit i botës”.

“Madrid do të jetë gjithmonë këtu, jam fans i Madridit dhe i shikoj ndeshjet”.

Nuk i ndalte golat, por nuk ishte zgjidhje e parë

Morata ka lavdëruar tej mase edhe Jose Mourinhon që ishte trajner te Real Madridi kur ky e filloi karrierën.

Sipas tij Mourinho e ka ndihmuar shumë duke i dhënë motiv që të punojë në atë kohë.