Valverde i del në mbrojtje Andre Gomesit: U tregua i guximshëm që foli

  • 14 March 2018 - 11:28
Valverde i del në mbrojtje Andre Gomesit: U tregua i guximshëm që foli

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka folur të martën për ndeshjen me Chelsean.

Ai përveç ndeshjes me Chelsean, u pyet edhe për situatën e mesfushorit portugez, Andre Gomes, i cili ditë më parë tha se jeta në Barcelonë i është kthyer në ferr.

“Kam folur disa herë me Andre Gomes. Trajnerët dhe kolegët e tij janë këtu për ta ndihmuar”.

“Rrëfimi i tij ka qenë një akt i guximshëm dhe të gjithë ne e respektojmë më shumë për këtë”.

“Ka disa situata që çdo njeri duhet t’i kalojë që të ec përpara”.

“Ai ka shumë cilësi dhe le të shohim nëse në ndeshje ndaj Chelseat do të jetë mbrëmja e tij”, ka thënë Valverde.

Gomes ka ardhur para dy viteve nga Valencia për shumë e 50 milionë eurove.

(Kosova Sot)