Zbulohet fanella e Real Madridit për sezonin e ardhshëm në Champions

  • 14 March 2018 - 11:32
Zbulohet fanella e Real Madridit për sezonin e ardhshëm në Champions

ortali Footy Headlines e ka zbuluar fanellën e skuadrës së Real Madridit për sezonin e ardhshëm.

Footy Headlines, që është i specializuar në zbulimin dhe publikimin e dizajnëve të fanellave të klubeve para se ato të dalin në shitje, tashmë e ka zbuluar fanellën e tretë që lojtarët e Real Madridit do ta veshin sezonin e ardhshëm, transmeton Express.

Fanella pritet të jetë e kuqe, në një mënyrë e ngjashme me atë të sezonin 2011-12.

Si zakonisht, kjo fanellë do të dalë në shitje në gusht, pak para fillimit të Ligës së Kampionëve, garë në të cilën Reali zakonisht luan me atë fanellë si mysafir.

Image
Image

 


(Kosova Sot)