Salah e mposht Ronaldon për golin më të mirë të javës në Champions League

  • 16 April 2018 - 15:36
Salah e mposht Ronaldon për golin më të mirë të javës në Champions League

Goli i Mohamed Salah kundër Manchester Cityt është zgjedhur goli i javës në Ligën e Kampionëve.

Goli i barazimit i egjiptianit ndaj Manchester City në “Etihad” në ndeshjen e kthimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën është zgjedhur goli më i mirë i javës në Champions League,

Salah e mposhti konkurrencën nga bashkëlojtari Alex Oxlade-Chamberlain, si dhe nga Cristiano Ronaldo (Real Madrid), Luis Suarez (FC Barcelona) dhe Mario Mandzukic (Juventus) për ta fituar këtë çmim, i cili mbulon të gjitha ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
 


(Kosova Sot)