Iniesta shumë shpejt vendos për të ardhmen

  • 16 April 2018 - 15:57
Iniesta shumë shpejt vendos për të ardhmen

Andres Iniesta mund të dalë me një njoftim për të ardhmen pas finales së Copa del Rey këtë fundjavë, raporton Sport.

Në javët e fundit ka pasur paqartësi rreth të ardhmes së kapitenit të Barcelonës, me mediat që kanë sugjeruar se ai do t’i japë fund karrierës së gjatë me klubin katalan për të kaluar te skuadra kineze Tianjin Quanjian, transmeton Gazeta Express.

33-vjeçari ka lënë të kuptohet se tashmë e ka marrë vendimin për të ardhmen, të cilin ende s’e ka bërë publik, megjithatë.


(Kosova Sot)