“Ronaldo shënon më shumë gola në ndeshje sesa unë në stërvitje” - Sport - Kosova Sot
“Ronaldo shënon më shumë gola në ndeshje sesa unë në stërvitje”

“Ronaldo shënon më shumë gola në ndeshje sesa unë në stërvitje”

Sulmuesi i Bayern Munichut, Sandro Wagner, mezi e pret sfidën kundër Cristiano Ronaldos në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Goli i 15-të i Cristiano Ronaldos në këtë sezon të Ligës së Kampionëve ia siguroi Real Madridit një fitore dramatike, por kontroverse, në çerekfinale kundër Juventusit dhe tani Madridi do të përballet me Bayernin në gjysmëfinale.

Ylli portugez i ka shënuar 41 gola deri tani këtë sezon dhe e ka kaluar shifrën e 400 golave në karrierën e tij për Madridin, dhe Wanger natyrisht është admirues i madh i tij.

“Ai është madhështor. Më pëlqejnë njerëzit si ai. E di se shumë njerëz e kritikojnë, por mua më pëlqen. Do të ishte e mërzitshme të ishin të gjithë të njëjtë”, ka thënë Wagner.

“Ai shënon më shumë gola në ndeshje se unë në stërvitje. Do të jem i lumtur kur ta takoj”, shtoi ai. 

(Kosova Sot)

8 orë e 15 minuta më parë
13/12/18