Dembele:Nuk largohem nga Barcelona pas një sezoni

  • 16 April 2018 - 20:52
Dembele:Nuk largohem nga Barcelona pas një sezoni

Ernesto Valverde përsëri e la në bankë Ousmane Dembelen në ndeshjen e së shtunës, por lojtari ka konfirmuar se ai nuk do të largohet nga Barcelona pas një sezoni

Los Cules ishte njëri prej lojtarëve që u transferua për shifra rekorde pas largimit të Neymar, por edhe pse në fillim pati një lëndim tani Dembele nuk është duke treguar cilësitë e tij.

“Nuk do të largohem pas vetëm një sezoni në Barcelonë”, ka treguar ai në një intervistë për Telefoot.

“Kam nënshkruar pesë vjet kontratë me Barcelonën dhe do të rri në këtë ekip për kohë të gjatë”.

Aftësitë e Dembele janë vënë shpesh në diskutim, aq më pak se ai ishte transferuar në Blaugrana për të hapur krahët e Barcelonën dhe rrit aftësitë sulmuese e që deri me tani janë parë vetëm në ndeshjen kundër Chelsea.

“Nuk jam në top të ndeshjes sime për momentin”, ka pranuar ai. “Ngadalë por do të kthehem në formën më të mirë. Po punoj në ushtrime kardio pasi që po lodhem shpejt”, ka thënë ai. 

(Kosova Sot)