Zyrtare: Pellegrini nënshkruan kontratë të re me Romën - Sport - Kosova Sot
Zyrtare: Pellegrini nënshkruan kontratë të re me Romën

Zyrtare: Pellegrini nënshkruan kontratë të re me Romën

Roma ka konfirmuar zyrtarisht se mbrojtës i krahut, Luca Pellegrini, ka nënshkruar kontratë të re katërvjeçare.

Mbrojtësi nuk ka luajtur ndeshje garuese për klubin nga kryeqyteti, por ka qenë në skuadrën e Eusebio Di Francescos në një numër rastesh, transmeton Gazeta Express.

“Klubi është i lumtur të konfirmojë se mbrojtësi adoleshent, Luca Pellegrini, ka nënshkruar kontratë të re afatgjate me ‘Giallorossi”, thuhet në njoftimin e klubit të Romës.

Ai ka nënshkruar kontratë me kohëzgjatje deri më 2022.

(Kosova Sot)

6 orë e 48 minuta më parë
15/12/18