Kështu do ti japin lamtumirë Iniestas tifozët e Barçës - Sport - Kosova Sot
Kështu do ti japin lamtumirë Iniestas tifozët e Barçës

Kështu do ti japin lamtumirë Iniestas tifozët e Barçës

Në ndeshjen e fundit të La Ligas si lojtar i Barcelonës, Andres Iniesta do të marrë një përshëndetje sië e meriton para tifozëve të tij.

Stadiumi “Camp Nou”, do të përgatisë një koreografi fantastike, e gjitha në nderim të një prej lojtarëve më të mirë që ka veshur fanellën e Barcelonës.

Iniesta para disa javësh deklaroi se do të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni, por ende nuk ka bërë të ditur se ku do të vazhdojë karrierën.     

Numri “8” dhe fjalët “Infinit Iniesta” do të dominojnë gjithçka, bashkë me ngjyrat e Barcelonës, në stadiumin e skuadrës katalanase.

 

(Kosova Sot)

13 orë e 12 minuta më parë
15/12/18